Site icon Telegrafi

Lëre që nuk iu bind urdhrave dhe e ndoqën për 10 milje, i dyshuari arriti t’i shmanget policisë në Los Angeles – në fund e plagosën

Kamerat e sigurisë të vendosura në uniformat e policisë në Los Angeles kanë filmuar një ndjekje si në skenat e filmave aksion të Hollywood-it, ku pas më shumë se 10 milje ndjekje – policia arrijnë fillimisht ta ndalin për pak sekonda shoferin.

Megjithatë, këmbëngulësia e tij bëri që të ikë për të dytën herë, pavarësisht se gjysmën e veturës e kishte shkatërruar, por që arrinte akoma të lëvizte me të, transmeton Telegrafi.

Policia ishte alarmuar për një veturë të vjedhur, dhe pasi e kishin gjurmuar i ishin vënë pas – duke e ndjekur për më shumë se 10 milje në trafikun e dendur.

Por kur i dyshuari që ishte brenda e kupton se është rrethuar në të gjitha anët, humb arsyen dhe fillon të bëjë veprime më radikale – duke tentuar të arratiset në mes të bllokadës që e kishin krijuar policët.

Pasi që e qëllojnë me breshëri plumba, ai ndalet për pak sekonda. E kur menduan se gjithçka mori fund, shoferi filloi të bëjë lëvizje të pakontrolluara – duke goditur veturat e policisë.

Megjithatë pas disa tentimeve arrijnë ta ndalin përfundimisht dhe ta qëllojnë – duke e plagosur dhe dërguar me urgjencë në spital për trajtim.

Nga ky aksion i policisë janë lënduar disa zyrtarë policorë, ndërsa pamjet janë vërtetë rrëqethëse dhe tregojnë se si i rrezikshëm mund të jetë puna e një polici. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version