Telegrafi

Lërë që ia dogji veturën, por edhe e rrahu pronarin e saj – kamerat e sigurisë kapin momentin e përleshjes në Britani

Ky është momenti kur një burrë i vë zjarrin një veture, dhe më pas godet me grusht në fytyrë një burrë tjetër në rrugët e qytetit britanik Leicestershire.

Incidenti ka ndodhur kur dy burra u grindën në afërsi të një restoranti, kurse kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur dy burrat nisen drejt një veturë të parkuar në rrugë, dhe njëri prej tyre duket se ishte pronari i veturës, transmeton Telegrafi.

Sulmuesi kishte një qese me benzinë qe e spërkat mbi veturë dhe më pas i vë flakën. Duke tentuar ta ndalojë, pronari i veturës goditet me grusht në fytyrë dhe nga goditja e fuqishme rrëzohet në tokë.

Kurse sulmuesi largohet nga vendi i ngjarjes, duke e lënë pronarin e veturës të traumatizuar derisa vetura i digjej.

Kalimtarët e rastit i kishin telefonuar policisë dhe zjarrfikësve që lokalizuan zjarrin, kurse deri më tani nuk është arrestuar askush për këtë. /Telegrafi/