Telegrafi

Lëre që e rrahën derisa humbi vetëdijen, por edhe ia vodhën çantën, telefonat dhe qaforen – policia në New York publikon pamjet

Një grua është përplasur për një saksie të luleve dhe është rrahur brutalisht derisa humbi vetëdijen në një sulm të befasishëm që ndodhi në Brooklyn, e kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka.

Viktima 30-vjeçe ishte duke ecur në rrugën Powell në afërsi të avenysë Belmon, kur dy persona të panjohur – një burrë dhe një grua iu afruan, transmeton Telegrafi.

E dyshuara pa kurrfarë paralajmërimi fillon ta godasë, duke e rrëzuar fillimisht për tokë dhe duke ia përplasur kokën për një saksi lulesh.

Në anën tjetër i dyshuari ia afrohet viktimës të cilës ia vjedh çantën brenda të cilës kishte dy telefona mobil Motorola dhe një qafore – dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë gjurmë.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia gjeti viktimën pavetëdije të cilën menjëherë e dërgoi në spital për tretman – ku është konstatuar se ka pësuar lëndime në kokë. /Telegrafi/