Një grua është përplasur për një saksie të luleve dhe është rrahur brutalisht derisa humbi vetëdijen në një sulm të befasishëm që ndodhi në Brooklyn, e kamerat e sigurisë kanë filmuar gjithçka.
Viktima 30-vjeçe ishte duke ecur në rrugën Powell në afërsi të avenysë Belmon, kur dy persona të panjohur – një burrë dhe një grua iu afruan, transmeton Telegrafi.
E dyshuara pa kurrfarë paralajmërimi fillon ta godasë, duke e rrëzuar fillimisht për tokë dhe duke ia përplasur kokën për një saksi lulesh.
Në anën tjetër i dyshuari ia afrohet viktimës të cilës ia vjedh çantën brenda të cilës kishte dy telefona mobil Motorola dhe një qafore – dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë gjurmë.
Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia gjeti viktimën pavetëdije të cilën menjëherë e dërgoi në spital për tretman – ku është konstatuar se ka pësuar lëndime në kokë. /Telegrafi/