Site icon Telegrafi

Lëre që e parkuan veturën në pronë private, por edhe sulmuan pronarin e saj – anglezi ua shkatërron mjetin me traktor

Një fermer britanik që përdori traktorin e tij me “pirunar” për ta përplasur një veturë të parkuar në pronën e tij, tha para gjykatësit se është i pafajshëm dhe se këtë e kishte bërë në vetëmbrojtje, pasi një grup i banditëve ia kishin thyer një gotë në fytyrë.

Robert Hooper, 57-vjeç, ia mësyu Vauxhall Astra, të cilin me “pirunar” e ngriti në ajër dhe e nxori nga prona e tij – duke e përplasur në rrugë, transmeton Telegrafi.

E pavarësisht se në videon e filmuar nga shoferi i Astras, shihet Hooper me traktor duke ngritur dhe përplasur me pas mjetin  motorik, ka insistuar se është i pafajshëm.

Në seancë ai tha se ishte sulmuar nga miqtë e pronarit të Astras i identifikuar si Elliot Johnson, të cilët ia kishin thyer në fytyrë një gotë dhe më pas insistonin t’ia shkatërronin traktorin. /Telegrafi/

Exit mobile version