Ky është momenti shokues kur një burrë nokautohet me vetëm një goditje nga pjesëtari i sigurimit, në një qendër tregtare në Angli.
Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin rojën në pallton e të cilit shkruante “security”, i cili i vërsulet burrit në hyrje të qendrës, transmeton Telegrafi.
Incidenti ndodhi në qytezën Shoesburyness në afërsi të Essexit. E pamjet e kamerave të vendosura jashtë qendrës, tregojnë sigurimin duke e tërhequr zvarrë burrin që pothuajse kishte humbur vetëdijen nga grushti.
Në anën tjetër, zëdhënësi i policisë në Essex ka bërë të ditur se janë duke hetuar rastin, pavarësisht që deri më tani nuk dihet se çfarë e nxiti këtë incident. /Telegrafi/