Site icon Telegrafi

‘Më lër të lirë’ – “Sunny Hill Festival” bën fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën

Festivali “Sunny Hill” do të nis sot (e enjte) rrugëtimin e tij katër ditor në Prishtinë ku artist me famë botërore që do të ngjiten në skenë.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa tashmë gjendet në Kosovë dhe pritet të performojë pikërisht sonte në natë e parë të festivalit.

Ndërkohë, që kanë mbetur edhe pak orë për nisjen zyrtare, faqja zyrtare e “Sunny Hill” ka zbuluar një tjetër detaje nga festivali që është një fushatë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Foto: Sunny Hill Festival/Facebook

Me moton “Më lër të lirë”, organizatorët e festivalit kanë njoftuar se në hyrje do të ketë byzylyk që pjesëmarrësit mund të pajisen për të bërë thirrje për liberalizimin e vizave.

Lexo po ashtu Dua Lipa publikon pamjet e para nga Prishtina: Mezi po pres natën e sotme

“Sunny Hill Festival ju fton të thërrisni me zë të lartë #Setmefree për një Kosovë pa viza. Njëmbëdhjetë vjet përmes një procesi të bllokuar integrimi, ne jemi të vetmit që nuk mund të kalojmë lirisht kufijtë pa vizë. Por ndërsa BE-ja vendos kufijtë rreth lirisë sonë, ne do të mbajmë imagjinatën tonë të gjallë për t’u lënë të lirë”, shkruan në postim të “Sunny Hill Festival”.

Foto: Sunny Hill Festival/Instagram

Ndryshe, Dua pritet që para koncertit të mbaj edhe një konferencë për media, teksa pak orë më parë zbuloi se ndodhet në parku e Gërmisë për të bërë kontrollin e zërit para performancës.

Ndërkohë, kujtojmë që emrat të tjerë të famshëm që do të perfomojnë në festival përgjatë katër netëve janë edhe ylli latin, J Balvin, Diplo dhe Skepta. /Telegrafi/

Exit mobile version