Gazeta e njohur franceze, L’Equipe e ka intervistuar heroin e Kombëtares shqiptare, Ismail Morina, të njohur si Ballisti.
“Ismail Morina, njeriu i dymbëdhjetë i Shqipërisë” është titulli i artikullit kushtuar njeriut që e ngriti flamurin në Beograd.
Për ta investuar Ballistin, gazetarët kanë shkuar në shtëpinë e tij, ku ai po qëndron i në arrest shtëpiak, transmeton Indeksonline.
Në prag të përballjes ndërmjet Francës dhe Shqipërisë, L’Equipe tregon historinë e dronit, përgatitjet për ngritjen e flamurit në Beograd, si edhe vështirësitë e tij para dhe pas atij momenti.
Në intervistë, Morina tregon edhe për jetën e tij private, planet në të ardhmen dhe synimet me Kombëtaren shqiptare.