Telegrafi

‘L’Equipe’ e dërgon Ronaldon te PSG

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Real Madrid, por jo për t’u rikthyer në Manchester United.

E përditshmja sportive franceze “L’Equipe” shkruan se Paris Saint-Germain është i që të përballet me çdo gjë që t’i arrijë shërbimet e tij.

Ballina e L’Equipe

Ronaldo është bërë temë e medieve botërore kur vendosi të largohet nga Santiago Bernabeu gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ai ka probleme me taksat në Spanjë dhe largimin ua ka konfirmuar shumë të afmërmëve të tij.

Mbreti i golit në kërkim të skuadrës së re

Gjasat më të mëdha për shërbimet e ti i kishte Manchester United, por siç duket ai nuk duket të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Paris Saint-Germain do ta tentojë transferimin e tij. /Telegrafi/