Gergely Dudas, i njohur si Dudolf, është popullarizuar shumë me ilustrimet e tij enigmatike.
Për festën e Pashkëve, artisti hungarez ka krijuar një ilustrim, me motive të festës, ku përfshihen flutura dhe vezë, si dhe një lepurush i vogël, transmeton Telegrafi.
Ky i fundit, është fshehur në anën e djathtë të pjesës së poshtme, por nuk është aq e lehtë të gjendet.
Megjithatë, shfrytëzuesit e rrjeteve sociale, kanë thënë se kanë mundur ta gjejnë pas kërkimit prej afro 45 sekondave.
Sipas sondazhit, femrat ishin ato që arritën ta gjejnë më shpejtë, teksa meshkujt në shumicën e rasteve, kërkuan ndihmë nga vizitimi ku shfaqet i rrethuar. /Telegrafi/