Policia e Kosovës ka njoftuar se në Leposaviq, i dyshuari serb me kamionetë nuk i është ndalë patrullës policore dhe gjatë ndjekjes, i njëjti ka tentuar të godas veturën zyrtare të policisë.
I dyshuari me kamionetë, përmes rrugëve alternative, ka arritur të futet në territorin e Serbisë.
” Leposaviq 30.09.2020 – 12:55. Është raportuar se i dyshuari Serb, me kamionetë, nuk i është ndalë patrullës policore dhe gjatë ndjekjes, i njëjti ka tentuar të godas veturën zyrtare të policisë. I dyshuari me kamionetë, përmes rrugëve alternative, ka arritur të futet në territorin e Serbisë”, thuhet në raport./Telegrafi/