Telegrafi

Leopardi i vërsulet vogëlushit në kopshtin zoologjik, por shikoni reagimin e tij (Foto/Video)

Një video e postuar së fundmi, shfaq momentin kur një vogëlush trim qëndron pranë një leopardi të zemëruar, derisa macja e madhe tenton ta sulmojë përmes xhamit mbrojtës në një kopsht zoologjik.

Vogëlushi shihet se si i afrohet xhamit për ta shikuar më mirë leopardin i cili pa kurrfarë paralajmërimi i vërsulet, por që fatmirësisht xhami mbrojtës e shpëton nga më e keqja, transmeton Telegrafi.

Ai në vend se të ikte, Grayson 17-muajsh nuk shfaq frikë dhe vazhdimisht dukej i gëzuar dhe nuk mund të ndalej së qeshuri me leopardin.

Derisa kjo kafshë e egër vazhdimisht tenton të “kapë” vogëlushin, Grayson vrapon pas tij duke menduar se po argëtohet macja e madhe.

Kjo ngjarje ka ndodhur në kopshtin zoologjik në Virginia, ku Grayson ishte në një udhëtim me nënën e tij. /Telegrafi/