Telegrafi

Leopardi i shpëtuar nga nëna që donte ta hante, tani po rritet nga një qen (Video)

Mirëmbajtësit e një kopshti zoologjik në Vladivostok të Rusisë, janë detyruar ta bashkojnë këlyshin e leopardit me një qen, pasi e nëna donte ta hante.

I vogli erdhi në jetë së bashku me tre të tjerë, që u hëngrën menjëherë prej të ëmës, transmeton Telegrafi. Tani atë e ka ‘birësuar’ qeni që është një shefird aziatik, i cili i ka katër këlysh të vegjël.

Pasi e larguan prej nënës, leopardin e kishin dërguar në kafaz me një familje luanësh, por nuk e kishin pritur aspak mirë.

Bashkimi me qenin dukej i palogjikshëm, por ata janë bërë shokë dhe loja tyre shkon shumë mirë.

Në botën shtazore, nuk është e pazakontë që nëna t’i hajë këlyshët. Kjo ndodhë kur janë të sëmurë, apo të deformuar, nëse ka uri të madhe dhe kur ngordhin. /Telegrafi/