Leonora Jakupi sapo ka publikuar projektin e saj më të ri në bashkëpunim me reperin Gold Ag.
Kënga “Pushkë e Çifteli”, e cila u publikua në prag të festës së Pavarësisë së Kosovës riktheu këngëtaren pas një pauze në skenën muzikore, transmeton Telegrafi.
Këngëtarja e njohur duket bukur si gjithmonë por ajo që bie në sy janë veshjet që kësaj radhe nuk janë të punuara nga bashkëpunëtori dhe miku i saj i ngushtë, Valdrin Sahiti,i cili prej shumë vitesh kujdeset për të.
Veshjet e Leonorës në këtë videoklip ku shfaqet edhe me veshje kombëtare janë të kreatores Flutura Dedinja.
Ndryshe ky projekt që sapo është publikuar ka arritur që për pak orë të arrijë një numër të madh klikimesh në kanalin “Youtube”./Telegrafi/