Çifti i njohur, Leonora Poloska dhe Andin Randrobrava, kanë qenë të ftuar së fundmi në emisionin “Rudina”, në TV Klan.
Ata kanë rrëfyer shumëçka nga jeta profesionale dhe private, teksa Leonora pormovoi edhe këngën e saj më të fundit “S’ishte fat”.
Teksa gjatë bisedës u ngacmuan edhe me pyetjet rreth jetës private, këngëtarja Poloska dhe bashkëshorti i saj kantautor, nuk hezituan që të tregojnë në detaje mënyrën se si janë njohur me njëri-tjetrin.
“Unë e pata thirrur Norën për një koncert humanitar, por ajo kishte angazhime dhe më refuzoi në atë kohë, pastaj pas shumë vitesh u pamë, filluan takimet dhe filluam të dilnin me njëri-tjetrin”, ka treguar Andini.
Më pasi, ai tregoi se në natën që filluan ta shohin me një sy ndryshe njëri-tjetrin, po atë natë dhuruan edhe puthjen e parë.
“Kjo [Leonora] më shikoi çuditshëm, sepse unë në një moment i thash: ‘Ne duhemi shumë’, dhe më pas më shikoi si: Çfarë po ndodh? – Atë mbrëmje kur ia thash, kur dolëm e putha, dhe ajo ngeli e habitur dhe unë kur e pash që ngeli, vazhdova me puthjen sepse ishte mundësi e mirë ta vazhdoja”, tregoi më tej Andini.
Përndryshe, çifti jetojnë së bashku në Prishtinë dhe janë prindër të një vajze të quajtur, Andora. /Telegrafi/