Telegrafi

Leonora Jakupi me veshje kombëtare në koncertin e Epopesë së UÇK-së, bën simbolin e shqiponjën me kolegun Gold AG

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Mbrëmjen e 7 marsit si çdo herë tjetër në Prekaz të Skenderajt është manifestuar ajo që njihet si “Nata e Zjarreve”, në kuadër të Epopesë së UÇK-së.

Në tri datat parapake ku përkujtohet rënia historike e familjes Jashari gjatë luftës së fundit në Kosovë, teksa bëhen homazhe te memorialë dhe organizohet koncert me këngë patriotike në përkujtim të tyre.

Besnike e performimit në koncertin e Epopesë për vite me radhë është këngëtarja e njohur shqiptare me prejardhje nga Skenderaj, Leonora Jakupi.

Edhe këtë vit, ajo është ngjitur në skenën e vendit të saj, për të kënduar para bashkëvendasve në manifestimin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Leonora ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram disa fotografi nga performanca, ku shihej e veshur me veshje kombëtare të dizajnuar enkas për këtë rast.

Ajo gjithashtu ka interpretuar me reperin Gold AG bashkëpunimin e tyre “Pushkë e çifteli”, teksa nuk hezitoi të ndajë me ndjekësit edhe një fotografi nga kjo performancë e veçantë me kolegun e saj.

“Vëllaut dorën me ja shtri! Arian Agushi, uroj të jetë ky një mesazh uniteti në festën tonë të madhe, Epopenë e UÇK-së”, ka shkruar Jakupi në Instagram. /Telegrafi/