Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, është ndër më aktivet në estradën shqiptare.
Ajo është e njohur edhe për patriotizmin që përçon përmes këngëve, përfshirë edhe imazheve të ndryshme.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme (e premte) në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka ndarë një imazh unik.
Bukuroshja bionde shihej e veshur me një bluzë ku ishte e vizatuar shqiponja, dukë bërë të ditur 108 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
“Shqipëria ime, 108”, ka shkruar ajo në përshkrim të imazhit.
Ndonëse festa e 28 nëntorit është nesër, Jakupi zgjodhi që të uroj më herët ditën e veçantë. /Telegrafi/