Telegrafi

Leonora Jakupi shfaqet me shumë stil rrugëve të Stambollit

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Këngëtarja Leonora Jakupi di gjithmonë të rrëmbejë vëmendjen e fansave me paraqitjet e saj.

Së fundmi, ajo ka vendosur që t’i japë vetës disa ditë të mira pushimi në Turqi.

Këngëtarja ka udhëtuar në Stamboll, e ndërsa ka ndarë me fansat në rrjetet sociale disa fotografi nga ky udhëtim i saj.

Në imazhin e fundit të publikuar në rrjetin social Instagram, Leonora shfaqet me shumë stil, ndërsa pozon në rrugët qytetit të bukur turk.

Këngëtarja nuk ka qenë aktive verën që shkoi me projekte muzikore, megjithatë pritet që së shpejti të sjellë për fansat diçka të re.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Përndryshe, “E paprekur” mbetet kënga e saj e fundit, e cila u pritë shumë mirë nga fansat e saj të shumtë.

Ka kohë që ajo ka punuar edhe për albumin e saj, të cilin shpreson që së shpejti ta publikojë të plotë. /Telegrafi/