Ajo është ndër këngëtaret shqiptare që për vite me radhë ka sjell projekte të shumta muzikore.
Bëhet fjalë për Leonora Jakupin, e cila afër saj mban shumë fansa të cilët e mbështesin vazhdimisht.
Bukuroshja bionde së fundmi ka vendosu që të publikojë një fotografi joshëse në rrjetin social Instagram.
Ajo shfaqej me një fustan të kuq, që i theksonte linjat e bujshme trupore, të fituara përmes stërvitjeve të shumta.
Flokët e lakuara ajo i la të lira mbi supe, teksa për makijazh shkoi me nuanca më të errëta.
Leonora pothuajse çdo detaj të paraqitjes së saj e kishte kuruar, çka ngjalli reagime pozitive të ndjekësve në komente. /Telegrafi/