Site icon Telegrafi

Leonora Jakupi së shpejti me këngë të re, duket e mahnitshme në xhirimet e klipit

Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, i është rikthyer skenës muzikore pas një pauze të gjatë që bëri.

Ajo para pak muajve solli këngën e re me klip “A m’ke harru”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku dhe fansat e shumtë të saj.

Ndërsa tani, artistja nga Drenica tregon se është duke punuar në projektin e ri, xhirimet e të cilit tashmë ka nisur.

Biondja ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare, Instagram, përmes së cilës bën edhe njoftimin e këngës.

Lexo po ashtu "A m'ke harru" thotë Leonora Jakupi

Ajo shfaqet e veshur me një fustan të gjatë të bardhë, dukja e së cilës është shumë unike dhe mjaft elegante.

Në ndërkohë, komplimentet rreth pamjes ishin të shumta, duke mos munguar edhe ato nga koleget e saj.

“Së shpejti, kënga e re”, ka shkruar krahas këtij imazhi Jakupi.

“A m’ke harru” përndryshe në platformën YouTube ka kaluar shifrën e një milion klikimeve, gjersa tani presim të shohim se çfarë do na sjellë.

Leonora gjatë kësaj kohe ka qenë më pak e angazhuar në muzikë, pasi siç është deklaruar ka qenë më e fokusuar në jetën private. /Telegrafi/

Exit mobile version