Telegrafi

Leonora Jakupi reagon rreth rrahjes së Arbana Xharrës (Foto)

Arbana Xharra, anëtarja më e re e Partisë Demokratike të Kosovës, është rrahur mbrëmë para banesës në Prishtinë.

Pothuajse të gjitha partitë politike dhe institucionet kosovare kanë reaguar rreth këtij rasti ndërsa kanëp filluar të reagojnë edhe pjesëtarët e skenës artistike shqiptare.

E para që ka reaguar është Leonora Jakupi, e cila dujke dënuar aktin ka thënë se Arbana mbi të gjitha është nënë, transmeton Telegrafi.

“Mbi gjithçka ajo është nënë! Turp për shoqërinë tonë”, ka shkruar Leonora në llogarinë personale të Instagramit.

‘Pa asnjë dyshim’ është kënga e fundit e Leonorës, e cila deri më tani është shikuar mbi 320 mijë herë në YouTube. /Telegrafi/