Telegrafi

Leonora Jakupi reagon e revoltuar kundër Gjykatës Speciale

I gjithë opinioni ka ngelur i habitur të premten pasdite me dorëheqjen e kryeministrit Ramush Haradinaj nga pozita.

Përmes një kumtese publike, kryeministri ende në detyrë i vendit tregoi se arsyeja e dorëheqjes së tij ishte ftesa që atij iu bë nga Gjykata Speciale.

Lexo po ashtu Gold AG reagon pas dorëheqjes së kryeministrit Haradinaj: S'ka gjyq që më gjykon

E kundrejt këtij vendimi kanë dalë emra të shumtë nga fusha e politikës, artit e sportit, të cilët po e shohin si të pa drejtë vendimi për thirrjen e të disatës herë me radhë të Haradinajt në Hagë.

Një reagim i revoltuar erdhi edhe nga këngëtarja Leonora Jakupi në rrjetin social Instagram.

E njëjta ka publikuar në InstaStory një fotografi të Gjykatës Speciale, e cila është e nënvizuar me një “X” të madh.

Me këtë ajo ka lënë të kuptohet se është tejet e pakënaqur me thirrje që Gjykata Speciale po u bënë emrave të njohur të politikës në vend. /Telegrafi/

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory