Telegrafi

Leonora Jakupi publikon një moment qesharak që i ndodhi gjatë xhirimeve të klipit “Dashnia jeme”, teksa shfaqet pranë kuajve

Ajo vetëm pak ditë më parë është rikthyer me album të ri të quajtur “Amël”.

Bëhet fjalë për këngëtaren e mirënjohur shqiptare, Leonora Jakupi, e cila në këtë fundvit realizoi një album të shkurtër për fansat e publikun, në të cilin përfshihen gjithsej pesë këngë.

Ndonëse në klip jemi mësuar të shohim çdo gjë perfekt e të detajuar, jo rëndom ndodh edhe në jetë reale.

Leonora Jakupi (Foto: Instagram)

Ylli nga Drenica ka publikuar një video qesharake në Instagram, nëpërmjet së cilës tregon se si u realizuan xhirimet pranë kuajve.

Ajo duket të ketë hasur në vështirësi të mëdha, edhe pse e ka menaxhuar mirë këtë pjesë.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Leonora Jakupi

“Qe një video qesharake, për të parë që nuk është perfekt çfarë shihet në televizion. Një Leonorë e lodhur e frikacake”, kanë qenë fjalët e 42-vjeçares.

Reagimet kanë qenë të shumta nga miqtë e fansat e artistes në hapësirën për komente.

Këto projekte ndërkohë u mirëpritën dhe mblodhën mijëra klikime në YouTube. /Telegrafi/