Site icon Telegrafi

Leonora Jakupi publikon fotografi me të ëmën: Dashuri pa kufi, pa kushte

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Këngëtarja e njohur leonora Jakupi i ka uruar sot (e martë) të gjithë fansat e saj për Festën e Kurban Bajramit.

“Ndihmo, dhuro, jep gjithçka nga vetja jote t’i gëzosh të tjerët. Jo vetëm për Bajram apo festë tjetër, por çdo ditë që qelë. Dhe kujto kur ta bësh këtë veprim se “dora e majtë nuk duhet të sheh atë të djathtën”, bëje për vete për nevojtarët”, janë fjalët e këngëtares Jakupi në urimin e saj.

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

E njëjta ka vendosur që për Bajram të publikojë në rrjetin social Instagram një fotografi me personin më të dashur të saj, nënën.

Lexo po ashtu Urimet e yjeve shqiptarë për festën e Kurban Bajramit

Leonora shfaqet shumë elegant me një fustan jeshil pranë të ëmës, ndërsa mban të shtrënguar duart pranë saj.

Në mbishkrimin e fotografisë, ajo ka shkruar me hashtag disa fjalë dashurie që përshkruan ndjenjën e tyre nënë e bijë.

“Dashur pa kufi, dashuri pa kushte, mam”, janë fjalët që këngëtarja Jakupi ka bërë me hashtag.

Ndërkohë, pëlqimet dhe komentet pozitive nga ana e fansave të saj përbri kësaj fotografie nuk kanë munguar. /Telegrafi/

Exit mobile version