Site icon Telegrafi

Leonora Jakupi pozon me fustan transparent, thotë se po ikën nga coronavirusi

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo ndan shpesh me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme, duke marrë vëmendjen me dukjen e saj.

Së fundmi, këngëtarja pozoi e veshur me një fustan me material transparent, teksa vinte në pah vijën e saj të trupit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bukuroshet Shqiptare

Fotografinë në fjalë, Leonora e ndau me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, teksa në mbishkrimin e saj ironizoi me virusin COVID-19, që për momentin është tema më e diskutuar në glob.

“Duke ikur nga virusi”, shkroi këngëtarja Jakupi në mbishkrimin e fotografisë, ndërsa mori pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Leonora përndryshe është mjaft aktive në muzikë, teksa javën e kaluar performoi në koncertin e organizuar në Prekaz, në nderë të Epopesë së UÇK-së. /Telegrafi/

 

Exit mobile version