Telegrafi

Leonora Jakupi nis pushimet, shfaqet me stil buzë detit

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka kohë që nuk ka publikuar për fansat ndonjë projekt të ri muzikor.

Megjithatë, pritet që gjatë muajve të verës, ajo të sjell diçka të re për fansat e saj.

Mirëpo ditët e qershorit, këngëtarja po i shfrytëzon për të shijuar një pushim para sezonës.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në rrjetin social Instagram, Jakupi ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi, ku shfaqet mjaft me stil buzë detit.

Ajo nuk ka zbuluar destinacionin ku ndodhet, megjithatë buzëqeshja në fytyrën e saj tregon se këngëtarja po shijon një pushim të këndshëm.

Lexo po ashtu Në shtëpinë e këngëtarëve për festën e Bajramit: Përgatitjet e ëmbëlsirave dhe urimet e përzemërta të yjeve

Tash e sa kohë, Leonora ka zbuluar për publikun se nuk është beqare, ndërsa shijon një lidhje prej kohësh me partnerin e saj.

“E paprekur” është kënga e saj më e fundit, teksa pritet që në muajt në vazhdim të publikojë këngën e saj më të re. /Telegrafi/