Telegrafi

Leonora Jakupi nderohet me mirënjohje nga Komuna e Skenderajt

Foto: Leonora Jakupi/Instagram

Këngëtarja e njohur shqiptare, Leonora Jakupi, e ka treguar gjithmonë me krenari prejardhjen e saj nga Komuna e Skenderajt.

Ajo ka thënë gjithmonë se ndjehet me fat që është nga rajoni i Drenicës, të cilit i ka kushtuar edhe këngë me motive patriotike në kohë lufte.

Karriera e saj ndër vite e pasur me këngë që janë pëlqyer shumë nga publiku, numëron tashmë edhe një mirënjohje shumë të veçantë, e cila vjen nga komuna e saj.

Ka qenë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ai i cili i ka dhuruar mirënjohje këngëtares, për të vlerësuar kontributin e saj artistik.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ndërkohë, vet Leonora e nderuar për vlerësimin që iu bë, ndau me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe të mirënjohjes dhe takimit me kryetarin.

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

“Në përmbyllje të vitit 2019. Faleminderit vendlindje ime! Faleminderit kryetar Bekim Jashari”, ka shkruar këngëtarja Jakupi në mbishkrimin e fotografive. /Telegrafi/

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory