Një preh figurave publike që ka dërguar mesazh në këtë kohë të pandemisë coronavirus (COVID-19) është edhe këngëtarja Leonora Jakupi.
Përmes këtij mesazhi ajo ka pasur qëllim që t’i vetëdijësojë qytetarët për gjendjen aktuale në vend dhe të kenë kujdes të shtuar.
Këtë e ka bërë përmes një fotografie të publikuar në rrjetin e saj social Instagram ku thekson se situata është serioze.
“Situata është serioze, rrini në shtëpi! Për të mirën e juaj…”, ka shkruar këngëtarja e mirënjohur.
Ndryshe, numri i të infektuarve me coronavirus në Kosovë ka shkuar në 22. /Telegrafi/