Telegrafi

Leonora Jakupi mbledh shokët e klasës (Foto)

Këngëtarja Leonora Jakupi është njëra ndër këngëtaret më të dashura të skenës.

Ajo ruan një miqësi shumë të mirë me një pjesë të madhe të kolegëve të saj nga estrada, por të shumtë janë edhe shoqëria e saj e shkollës, e cila i ka rezistuar kohës.

Këngëtarja Jakupi ka publikuar së fundmi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet krah miqve të saj të vjetër.

Nga pamjet, e gjithë shoqëria dukej e lumtur pas takimit, dhe buzëqeshja nuk mungonte edhe tek Leonora.

Kjo e fundit ka shkruar në mbishkrimin e fotografisë: “Ne i rezistuam kohës”, duke bërë të ditur kështu që edhe pas kaq vitesh, ata vazhdojnë takimet së bashku.

Ndryshe, sezoni veror nuk e ka sjell me ndonjë projekt të ri muzikor, këngëtaren Jakupi. /Telegrafi/