Telegrafi

Leonora Jakupi inspirohet nga modelet turke për fustanin e saj

Foto: Leonora Jakupi/Burak Bayraktaroglu/Instagram

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, këto ditë ka publikuar këngën e saj më të re në bashkëpunim me Sabri Fejzullahun.

“Simpatia e shkolles” titullohet bashkëpunimi i tyre, i cili është publikuar në kuadër të programeve festive për Vitin e Ri.

Leonora ndërkohë, e cila është e ndjekur nga një numër i madh ndjekësish në rrjetet sociale, nuk heziton që të ndajë me ta imazhe të ndryshme nga aktivitetet muzikore.

Ditë më parë, ajo publikoi disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqej e veshur me një fustan të bardhë elegant, me një vijë transparente përreth gjoksit.

Mëngët e fryra ishin detaji që e veçonin edhe më tepër këtë fustan, i cili mesa duket është i frymëzuar nga një prej modeleve të stilistit të njohur turk, Burak Bayraktaroglu.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Ky i fundit, në koleksionin e tij më të ri, kishte publikuar në Instagram përgjatë muajit tetor një model krejt të ngjashëm, thuajse identik me atë që Leonora veshi vetëm pak ditë më pas.

Mesa duket, këngëtarja kosovare është inspiruar tej mase nga ky kreacion, përderisa ka vendosur që edhe një prej veshjeve të saj për programet festive ta ketë një fustan si ky. /Telegrafi/