Site icon Telegrafi

Leonora Jakupi i ka dy fjalë për të thënë

Leonora Jakupi është personazh publik që shihet shumë rrallë jashtë skenës muzikore. Dihet, po ashtu, shumë fansa kanë qejf ta shohin Leonorën “live”, por ja që ikonën e bukurisë e të muzikës shqiptare rrallë apo hiç mund ta takosh në rrugë apo në pube, ku edhe rrinë kolegët e saj, fytyrat publike, shkruan “Kosovarja”.

Ajo sikur lë përshtypjen se është femër e tërhequr, madje edhe me intervista në media. Por, Leonora e mohon këtë. Arsyetohet me këto fjalë: “Mendoj se njeriu duhet të dalë kur ka diçka për të thënë. Unë nuk dua të dal vend e pavend, vetëm pse duhet të dal.

Shpesh, gazetarët nxjerrin gjëra edhe pa i ditur ti. Krijohen skenarë a tituj që janë abuzivë në një farë mënyre.

Unë nuk jam nga ato që dua të dal ditë e përditë dhe t’i lodhi njerëzit me “ja kush jam unë”. Njeriu del kur ka për të thënë diçka të re, merr kënaqësinë dhe nuk i lodhë ata që e lexojnë apo e dëgjojnë. /Telegrafi/

Exit mobile version