Telegrafi

Leonora Jakupi feston ditëlindjen, karriera dhe sukseset e saj në 38 vite jetë (Foto)

Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi feston sot (e premte) ditëlindjen e saj të 38-të.

Shumë nga vitet e jetës së saj kanë qenë të përqendruara në karrierë, pasi ka filluar të këndojë në moshë shumë të re.

Ajo mbahet mend për hitet e saj të padiskutushme, si “Sahara”, “A vritet pafajësia”, “Vajza e kojshisë” etj.

Sot me rastin e ditëlindjes së saj, ajo ka marrë shumë urime të përzemërta nga shoqëria dhe familjarët e saj.

Ndër vite Leonora është shpërblyer me disa çmime të rëndësishme, si dekoratat e pas luftës për këngën “A vritet pafajësia”, çmimin e publikut dhe atë të produksionit në dy pjesmarrjet e saj në ‘Kënga Magjike’, “Best Video” në Top Fest 7 si dhe disa çmime në “Zhurma Show” dhe “Videofest”.

Ajo vazhdon ende të mbetet beqare dhe asnjëherë nuk është prononcuar rreth jetës private./Telegrafi/