Sot (e enjte), po feston ditëlindjen këngëtari i mirënjohur, Sabri Fejzullahu.
Artisti i njohur që prej vitesh ka sjellë hite të panumërta, mbush 74 vjet, dhe në këtë ditë speciale për të nuk kanë munguar urimet nga ana e familjarëve, miqve e kolegëve.
Një urim i veçantë për të ka ardhur edhe nga kolegia dhe bashkëpunëtorja e tij, Leonora Jakupi.
Përmes një fotografi të përbashkët, këngëtarja nga Drenica e ka quajtur të pazëvendësueshëm Sabriun.
“Urime ditëlindja legjendë e këngës. Ty që nuk të zëvendëson askush”, ka shkruar Leonora në urimin e saj.
Kujtojmë që Sabriu dhe Leonora bashkëpunuan në projektin “Simpatia e shkollës”, që u publikua gjatë xhirimeve të festës së Vitit të Ri 2019. /Telegrafi/