Për këngëtaren e njohur, Leonora Jakupi, dje (e shtunë) ishte një ditë mjaft e veçantë.
Kjo për arsyen se motra e saj, Blerta, kurorëzoi dashurinë e saj me martesë.
E lumtur për të motrën, Leonora duket se ia ka kaluar mjaft mirë në dasmë, teksa vazhdimisht ka hedhur për fansat imazhe dhe video në rrjetet sociale.
Ndër të tjerash, ajo ka treguar se sa elegante dhe me klas është dukur, ndërsa ishte e veshur me një fustan të zi.
Pjesë e dasmës duket të kenë qenë edhe miq të afërt të këngëtares si parukieri Kaci Lleshi, dhe këngëtari Besnik Qaka.
Nga fotografitë e hedhura në Instagram, këngëtarja Jakupi shihet mjaft e buzëqeshur ndërsa fotografohet pranë miqve të saj.
Këtë verë ajo ka qenë shumë më pak produktive në muzikë, ndërsa pritet që së shpejti të sjellë diçka të re për fansat. /Telegrafi/