Telegrafi

Leonora Jakupi i drejtohet me një pyetje publike Shpend Ahmetit

Këngëtarja e njohur, Leonora Jakupi, është mjaft aktive dhe e ndjekur në llogaritë e saj në rrjetet sociale.

Së fundmi, teksa po shëtitej me veturën e saj në kryeqytet, asaj i ka bërë përshtypje diçka, të cilën e ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory.

Bëhet fjalë për kohën e namazit, të cilin disa persona po e falnin në tokë, në mungesë të xhamisë.

Lidhur me këtë çështje, këngëtarja Jakupi i është drejtuar me një shkresë publike kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

“Ku është Xhamia Shpend Ahmeti? Përgjithëse për këta njerëz që falen rrugëve, në mungesë të një objekti fetar?”, ka shkruar këngëtarja në InstaStory.

Foto: Leonora Jakupi/InstaStory

Reagimet e tilla janë të rralla nga Leonora e sidomos në rrjetet sociale, por mesa duket ajo që ka parë e ka indinjuar shumë këngëtaren e njohur.

Përndryshe, gjatë muajve në vazhdim ajo pritet të sjellë për fansat një projekt të ri muzikor. /Telegrafi/