Të dy jetojnë në Prishtinë, Leonora në lagjen “Dardania” e Rexha në “Breg të Diellit”, por vendlindja e tyre, siç edhe dihet nuk është Prishtina.
Jakupi dhe Selimi kanë origjinën nga i njejti fshat i Skënderajt. Familja e Leonora Jakupit dhe ajo e Rexhep Selimit kanë prejardhje nga fshati Aqarevë i Drenicës.
Pra të dy janë kushërinj mes vete dhe sigurisht se janë krenarë për origjinën, pas fshati i prindërve të tyre njihet si vend që ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës.
Leonora dhe Rexhep Selimi janë mjaft të suksesshëm në karrierat e tyre, ku Selimi së fundmi fitoi garën për t’u bërë deputet i Kuvendit të Kosovës. /Metro/