Site icon Telegrafi

Leonita me ‘selfie’ para pasqyrës, në plan të parë barku i rritur

(Foto: Instagram/leonita.x/granitxhaka)

Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj janë në pritje të fëmijës së dytë, lajm të cilin e kishin bërë të ditur në muajin janar.

Dhe derisa çifti janë në pritjen e bukur, bashkëshortja e futbollistit të famshëm vazhdon të sjellë imazhe, në të cilat ka në plan të parë barkun e rritur.

Gjatë të enjtes, ajo ka bërë një ‘selfie’ para pasqyrës, e veshur me fustan, ndërkohë që njërën dorë e ka te barku.

(Foto: Instagram/leonita.x)

Ndryshe, çifti janë prindër të një vajze, të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ayana.

Lexo po ashtu Partnerja e Granit Xhakës, Leonita vazhdon të sjell imazhe nga shtatzënia e dytë

Ndërkohë, Xhaka gjatë ditës së sotme do të zhvillojë ndeshjen kthyese të Ligës së Evropës ndërmjet Arsenalit dhe Benficas. /Telegrafi/

Exit mobile version