Granit Xhaka po mer pjesë në ndarjen e çmimeve të FIFA-s, por natyrisht se aty ai nuk është i vetmuar.
Në shoqëri të tij është e fejuara Leonita Lekaj, e cila ka rrëmbyer vëmendjen e të pranishmëve.
Graniti dhe Leonira u shfaqën në një kombinim kuq e zi, ku Graniti në veshjen e tij serioze ngjyrë të zezë kombinohej perfekt me Leonitën, e cila dukej tejet, tejet seksi.
Bukuroshja brune zgjodhi një fustan të kuq të hapur në pjesën e gjoksit dhe të këmbëve, me flokë të rrafshëta dhe makijazh të thjeshtë, çka e bën atë të duket tejet seksi.
Në këtë ceremoni Graniti nuk ka ndonjë nominim, teksa konsiderohet si një prej mesfushorëve më të mirë në Evropë.
Ai është në sezonin e tij të dytë me Arsenalin e Londrës, qytet ku edhe po mbahet ndarja e çmimeve nga FIFA.
Xhaka dhe Leonita tash e sa kohë janë të fejuar, kurse lidhjen e nisën një vit më parë.
/Telegrafi/