Telegrafi

Leonita Lekaj së bashku me vajzat në stadiumin Arsenal Emirates në përkrahje të Xhakës: Shumë krenare me ty

Foto: Screenshot/Instagram

Leonita Lekaj është bërë një emër shumë i njohur në shoëbizin shqiptar në sajë të bashkëshortit të saj, futbollistit Granit Xhaka.

Ajo është një përkrahëse e madhe e yllit shqiptar, gjersa ka qenë e pranishme në shumë ndeshje që ka zhvilluar.

E njëjta po ashtu së fundmi ka qenë prezent në stadiumin Arsenal Emirates për të parë nga afër partnerin e saj në lojën e Arsenalit kundër Leicester City.

Foto: Screenshot/Instagram

Bukuroshja e njohur ishte së bashku me dy vajzat, Laneya dhe Ayana, për t’i dhënë më shumë motiv burrit të saj.

“Çfarë dite e bukur në stadium. Shumë krenarë me ty. Të duam Granit Xhaka”, tha ajo.

Lexo po ashtu Arsenal 4-2 Leicester City, nota e Xhakës dhe të tjerëve

Çifti ndërkohë janë të martuar prej shumë vitesh dhe tashmë jetojnë në Zvicër.

Foto: Screenshot/Instagram

Nga ana tjetër, Arsenali ka fituar me rezultat 4-2 ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Ligën Premier.

Në këtë mbrëmje nuk mungoi një gol as nga Xhaka. /Telegrafi/