Leonita Lekaj është bërë një emër shumë i njohur në shoëbizin shqiptar në sajë të bashkëshortit të saj, futbollistit Granit Xhaka.
Ajo është një përkrahëse e madhe e yllit shqiptar, gjersa ka qenë e pranishme në shumë ndeshje që ka zhvilluar.
E njëjta po ashtu së fundmi ka qenë prezent në stadiumin Arsenal Emirates për të parë nga afër partnerin e saj në lojën e Arsenalit kundër Leicester City.
Bukuroshja e njohur ishte së bashku me dy vajzat, Laneya dhe Ayana, për t’i dhënë më shumë motiv burrit të saj.
“Çfarë dite e bukur në stadium. Shumë krenarë me ty. Të duam Granit Xhaka”, tha ajo.
Çifti ndërkohë janë të martuar prej shumë vitesh dhe tashmë jetojnë në Zvicër.
Nga ana tjetër, Arsenali ka fituar me rezultat 4-2 ndaj Leicester Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Ligën Premier.
Në këtë mbrëmje nuk mungoi një gol as nga Xhaka. /Telegrafi/