Site icon Telegrafi

Leonita gatoi pite për Granitin, Arbnora gatuan petulla për Taulantin (Foto)

Vëllezërit e famshëm Xhaka, janë ndër futbollistët më të pëlqyer për shqiptarët.

Ata kanë arritur t’i bëjnë të gjithë krenarë me sukseset e tyre.

Graniti aktualisht luan për e ekipin e Arsenalit ,ndërsa vëllai i tij, Taulanti, për ekipin e Baselit, në Zvicër.

Dy vëllezërit e famshëm jo pak herë janë bërë temë edhe në mediat rozë, lidhur me jetën e tyre private.

Graniti dhe bashkëshortja e tij, Leonita Lekaj, janë ata të cilët janë përfolur më shumë rreth lidhjes së tyre, ndërsa së fundmi hapësirë në mediat rozë ka zënë edhe çifti tjetër, Talulanti dhe Arbnora Hamzaj.

Granit Xhaka dhe Leonita Lekaj

Të gjitha të lartpërmendurit janë shumë aktivë në rrjetet sociale, ndërsa ndajnë herë pas here me fansat imazhe të ndryshme nga jeta e tyre.

Taulant Xhaka dhe Arbnora Hamzaj

Vetëm pak ditë më parë, ishet Graniti ai i cili publikoi një fotografi në InstaStory, përmes së cilës tregonte se do të shijonte një darkë të mirë, të përgatitur nga bashkëshortja e tij Leonita, e cila zgjodhi që për bashkëshortin, të gatuante pite.

Lexo po ashtu Leonita i përvjel mëngët, gatuan pite për Granitin (Foto)

Ndërsa së fundmi, të njëjtën gjë ka bërë edhe Taulanti, i cili përmes një fotografie të publikuar në InstaStory, ka treguar se ka shijuar një vakt të mirë me petulla, të gatuara me shumë ëmbëlsi nga e dashura e tij, Arbnora.

Taulanti shijon ushqimin e përgatitur nga e dashura e tij, Arbnora. Burimi i fotos: InstaStory

“Petulla nga gruaja ime, Arbnora”, ka shkruar Taulani në imazhin e publikuar, ndërsa shihet duke dashur të provojë ushqimin. /Telegrafi/

Exit mobile version