Telegrafi

Leonat Vitija nënshkruan kontratë trevjeçare me Dritën

(Foto: Facebook/FC Drita)

Qendërmbrojtësi shqiptar, Leonat Vitija, është një tjetër përforcim i Dritës para sezonit 2021/2022.

21-vjeçari, i cili ka qenë pjesë e Skënderbeut për tri sezone (ku kishte shkuar nga Prishtina), ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Superliga e Kosovës.

“Talenti i Skënderbeut, Leonat Vitija qendërmbrojtës, ka arritur marrëveshje tri vjeçare me klubin tonë”.

Lexo po ashtu Zyrtare: Iran Junior, lojtar i ri i Dritës

“Kontrata u nënshkrua në prani të Drejtorit Sportiv, z.Valon Zymberi, i cili i dëshiroi mirëseardhje dhe suksese Leonatit te FC Drita”.

“Leoniti për tri vite ishte pjesë e klubit të madh shqiptar, ku ka zhvilluar 67 ndeshje me Skënderbeun në kampionat dhe në garat e Kupës”.

‘FC Drita i dëshiron mirëseardhje dhe suksese me klubin tonë”, thuhet në njoftimin e klubit nga Gjilani. /Telegrafi/