Drejtori sportiv i Paris Saint-Germainit, Leonardo, ka thënë se kampioni francez është një prej pak klubeve që mund ta transferojnë Cristiano Ronaldon.
Në një seancë pyetje dhe përgjigje, ai nuk e ka mohuar faktin se parisienët janë një destinacion i mundshëm për superyllin e Juventusit.
Portugezi ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në verën e vitit 2022, mirëpo është raportuar se kampioni italian planifikon ta shesë në fund të sezonit aktual (një vit para skadimit të kontratës).
“Asnjëherë nuk mund ta dimë se çfarë mund të ndodhë në tregun e transferimeve. Kushedi, ndoshta një ditë, ai zgjohet dhe thotë: ‘Dua të shkoj dhe të luaj në një klub tjetër”.
“Atëherë, sa klube mund ta përballojnë atë? Katër, pesë, gjashtë apo shtatë. Është që rreth i vogël dhe PSG është pjesë e tij”.
“Situata aktuale është mjaft e komplikuar për të gjithë, por tregu është çështje e mundësive. Nganjëherë ndodhin gjëra të jashtëzakonshme”, ka thënë Leonardo. /Telegrafi/