Telegrafi

Leonardo në bisedime me Brugge për Groeneveld

Arnaut Groeneveld (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Raportohet se Milani është shumë afër të nënshkruajë me sulmuesin e Club Brugge, Arnaut Danjuma Groeneveld.

Sipas Gazzetta dello Sport  dhe Sport Mediaset, drejtori Leonardo është në negociata të avancuara me klubin belg.

Gjithsesi prite që lojtari të qëndrojë në Brugge deri në fund të sezonit dhe pastaj do t’i bashkohet klubit kuqezi në sezonin e ri 2018/19.

Arnaut Groeneveld gjatë një momenti të ndeshjes Royal Excel Mouscron-Brugge (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Lojtari mbush 22 vite në muajin e ardhshëm dhe tashmë ka dy paraqitje me Përfaqësuesen e Holandës, nuk ka munguar edhe goli nga ai.

Groeneveld preferon të luajë si sulmues i majtë, por mund të luajë në anën e djathtë dhe si sulmues i dytë.

Lexo po ashtu Milani diskuton me Chelsean për çmimin e Bakayokos

Brugge e ka nënshkruar atë nga NEC Nijmegen për një milionë euro në verën e 2018.

Deri më tani në 15 paraqitje ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime. /Telegrafi/