Telegrafi

Leonardo konfirmon largimin e Cavanit dhe Silvas në fund të sezonit

Drejtori i Paris Saint-Germain, Leonardo konfirmoi se Edinson Cavani dhe Thiago Silva do të largohen në fund të sezonit si lojtarë të lirë.

Kontratat e dy yjeve të PSG-së do të skadojnë dhe ata janë lidhur me klube të shumta deri më tani.

Cavani pëlqehet nga Interi dhe Atletico Madridi, ndërsa Silva është lidhur me një rikthim te Milani.

Lexo po ashtu Thiago Silva i ofrohet Milanit

Largimi i tyre nga Parc des Princes është i pashmangshëm dhe këtë e ka konfirmuar drejtori Leonardo.

“Është e vërtetë, ne po arrijmë në fund të rrugës së bashku me ta”, ka thënë fillimisht Leonardo për gazetën Le Journal du Dimanche.

“Ideja është t’i mbajmë deri në fund të gushtit në mënyrë që ata të mund të luajnë në Ligën e Kampionëve”, përfundoi braziliani.

Lexo po ashtu Edinson Cavani më afër kalimit te Atletico Madridi se sa te Interi

Cavani është 33 vjeç dhe ishte transferuar në PSG nga Napoli për 64.5 milionë eurosh në verën e 2013, duke u bërë golashënuesi më i madh në histori të klubit.

Sa për Thiago Silva, qendërmbrojtësi 35-vjeçar u bashkua me parisienët nga Milani për 42 milionë euro së bashku me Zlatan Ibrahimovic në vitin 2012. /Telegrafi/