Telegrafi

Leonardo ka thënë se PSG nuk është e kënaqur me ofertën e Real Madridit për Kylian Mbappe – sa para duhet që lojtari të blihet nga ‘Los Blancos’

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo, ka thënë se klubi nuk është i gatshëm të pranojë një tarifë për Kylian Mbappe që është nën atë që ka paguar klubi në vitin 2017.

PSG bleu Mbappen nga Monaco për 180 milionë euro, ndërsa ata do të duhet të paguajnë edhe 35 milionë euro te ‘Monegasque’ nëse ai shitet.

Ai ka thënë se PSG nuk merr parasysh oferta që janë më të ulëta se shuma që është blerë lojtari kur i kishte 18 vjeç.

PSG dëshiron që Real Madridi të ofrojë një shifër që është të paktën afër shifrës së 200 milionë eurove, apo saktësisht 215 milionë euro, nëse duan të rikthejnë paratë që i harxhuan kur nënshkruan me Mbappe katër vjet më parë.

Real Madrid deri tani i ka fituar 200 milionë euro nga shitjet

Real Madrid nuk është i befasuar nga e gjithë kjo, pasi ata e kuptuan se do të duhej të kishte një shtytje të madhe financiare për të nënshkruar me yllin francez.

Los Blancos e nisën me një ofertë prej 160 milionë eurosh, por vetëm nga shitjet gjigantët spanjollë kanë sjellë 200 milionë euro në arkat e klubit.

Pyetja është se sa larg ata janë të gatshëm të shkojnë për një lojtar që mund të merret falas verën e ardhshme. /Telegrafi/