Telegrafi

Leonardo flet përsëri për të ardhmen e Mbappes

Drejtori i Pairs Saint-Germain, Leonardo ka folur përsëri të ardhmen e sulmuesit francez, Kylian Mbappe.

Mbappe është njëri nga emrat më të përfolur në futbollin botëror viteve të fundit, shkaku i talentit të pakrahasueshëm.

Megjithatë, vera e këtij viti dhe koha aktuale është ajo kur Mbappe është përfolur shumë me një transferim te Real Madridi.

Lexo po ashtu Mbappe: Mund të ndodhin gjëra që të ndryshojnë mendje

Francezi është në vitin e fundit të kontratës me parisienët duke mos rinovuar deri tani dhe drejtori Leonardo ka folur përsëri për të ardhmen e tij.

“Nëse Mbappe vendos të qëndrojë, ai do të qëndrojë sepse është dëshira jonë”, ka thënë fillimisht Leonardo.

Lexo po ashtu Leonardo flet për të ardhmen e Mbappes dhe Marquinhos

“Ne do të donim që ai të qëndronte, por ne duhet të respektojmë pozicionin e tij”.

“Unë mendoj se ka ende shanse të mira për të vazhduar kontratën e tij”, përfundoi drejtori i PSG-së. /Telegrafi/