Drejtori i Pairs Saint-Germain, Leonardo ka folur përsëri të ardhmen e sulmuesit francez, Kylian Mbappe.
Mbappe është njëri nga emrat më të përfolur në futbollin botëror viteve të fundit, shkaku i talentit të pakrahasueshëm.
Megjithatë, vera e këtij viti dhe koha aktuale është ajo kur Mbappe është përfolur shumë me një transferim te Real Madridi.
Francezi është në vitin e fundit të kontratës me parisienët duke mos rinovuar deri tani dhe drejtori Leonardo ka folur përsëri për të ardhmen e tij.
“Nëse Mbappe vendos të qëndrojë, ai do të qëndrojë sepse është dëshira jonë”, ka thënë fillimisht Leonardo.
“Ne do të donim që ai të qëndronte, por ne duhet të respektojmë pozicionin e tij”.
“Unë mendoj se ka ende shanse të mira për të vazhduar kontratën e tij”, përfundoi drejtori i PSG-së. /Telegrafi/