Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain, Leonardo ka folur gjerë e gjatë për situatën e sulmuesin Kylian Mbappe, i cili kërkohet me ngulm nga Real Madridi.
Emri i Mbappes ka qenë më i përfoluri ditëve të fundit pasi është raportuar për një ofertë të Real Madridi për të në vlerë prej 160 milionë eurosh.
Megjithatë, kjo ofertë u raportua se u refuzua nga klubi francez, ndërsa saga për transferimin e tij vazhdon.
Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo, i cili ka konfirmuar se Mbappe dëshiron të largohet, por Real Madridi po sillet jashtëligjshëm.
Përveç saj, Leonardo ka zbuluar edhe refuzimin që i bën ofertës së Real Madridit dhe kushtet që do të lejonin largimin e Mbappes nga Parc des Princes.
“Ne i thamë ‘JO’ ofertës së parë të Real Madridit, por nëse kushtet tona plotësohen, do të shohim”, ka thënë fillimisht Leonardo për RMC Sport.
“Ne i bëmë dy oferta të rëndësishme Mbappes. Duam t’i dëshmojmë atij se ai është një lojtar i rëndësishëm, në qendër të projektit, por jo mbi projektin”.
Drejtori i PSG-së, foli tutje për ofertën dhe ‘lojën’ e Realit.
“Duket si një strategji që të përpiqen të marrin një ‘JO’ nga ne, të tregojmë se ata kanë provuar gjithçka dhe të presin për një vit për të marrë Mbappen falas. Kylian gjithmonë premtonte se nuk do të largohej falas”.
“Oferta zyrtare e Real Madridit është shumë larg asaj që duam për Kyilian. Po, është rreth 160 milionë euro. Është më pak se sa kemi paguar për të më 2017”.
“Nuk kemi në plan të flasim përsëri me Realin për Mbappen. Afati është 31 gusht në mesnatë. Kështu është afati i transferimeve: ne e mbajmë atë dhe zgjasim kontratën. Por, ne nuk do ta lëmë të shkojë për më pak se sa kemi paguar kur i kemi ende borxh Monacos”.
“Ne kurrë nuk e hapëm derën për një largim të Kylian Mbappe. Asnjëherë. Njerëzit thonë se unë dua të shesë dhe jo Nasser Al-Khelaifi, por unë dhe Nasser mendojmë të njëjtën gjë. Ne jemi në të njëjtën pikë. Por nëse një lojtar dëshiron të largohet, kjo ndodh vetëm në kushtet tona”.
“Nuk kemi asnjë plan për të folur përsëri me Real Madridin. A do ta ngrejë Real Madrid ofertën? Nuk e di. Unë di vetëm atë që thashë në lidhje me qëndrimin e Real Madridit. Ata kanë punuar në Mbappen për dy vjet, duke folur me të gjithë, familjen…”, përfundoi drejtori i PSG-së. /Telegrafi/