Telegrafi

Leonardo Di Caprio ofron një milion dollar për tragjedinë në Houston

Shumë emra të njohur janë solidarizuar me tragjedinë e ndodhur në Houston, ku uragani Harvey preku një pjesë të mirë të banorëve.

Shqiptarja Rita Ora është njëra ndër ta, e cila ofroi ndihmë për familjet në nevojë, duke dhuruar shuma parash dhe paketa ushqimore.

Lexo po ashtu Një zemër e madhe si Rita Ora! Shfaqet duke dhënë ndihma për të prekurit nga uragani në Houston (Foto)

Edhe aktori i mirënjohur Leonardo DiCaprio i është bashkuar kësaj iniciative.

Mësohet se ai ka ofruar një milion dollarë për fondin e rimëkëmbjes të Houstonit pas tragjedisë që ndodhi këtë javë.

Lexo po ashtu Aktorët të cilët shkëlqyen duke portretizuar figura shumë më të vjetra se vetvetja (Foto)

Madje, ai i ka komunikuar Fondit të Rimëkëmbjes, se edhe në ditët në vazhdim do të ofrojë ndihmë shtesë për të prekurit nga uragani Harvey.

Njëkohësisht, ai u bën thirrje të gjithë artistëve, njëherësh kolegëve të tij që të solidarizohen me këtë rast, duke ofruar ndihmë. /Telegrafi/